Dikur u shërbente presidentëve në Pallatin Élysée, kush është shefi francez që “ka rënë në dashuri” me Shqipërinë, darkoi mbrëmë me Ramën te Pallati i Brigadave

Guillaume Gomez, presidenti i Grupit të Këshillit të Gastronomisë dhe i Këshillit të PIGA, ka qënë i ftuar ditën e djeshme në Pallatin e Brigadave. Ku u organizua një darkë zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.

Gomez përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar Ramën për mirëpritjen. “Faleminderit Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, për pritjen e tij të ngrohtë në këtë darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave në Tiranë, dhe për shkëmbimet tona.” Ka shkruar ai, teksa ndan disa foto nga eventi.

Dikur u shërbente presidentëve në Pallatin Élysée,

Foto nga takimi

Por  në fakt Gomez është tashmë “mik” i Shqipërisë pasi ka qënë prezent edhe në takime edhe mbledhje të tjera zyrtare para darkës, të cilat ai vet i ka bërë me dije në postimet e tij në rrjetet sociale, përmes të cilave tregon se me sa duket, Shqipëria “i ka hyrë në zemër”.

Shefi i mirënjohur i kuzhinës, ka qënë pjesë e një aktiviteti të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit dhe Investimeve, ku janë shkëmbyer aspekte të gastronomisë.

“Faleminderit Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit dhe Investimeve për këtë tryezë të rrumbullakët mbi çështjet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Faleminderit Zëvendësministres për praninë e saj dhe shkëmbimet tona” ka shkruar ai në një postim.

Dikur u shërbente presidentëve në Pallatin Élysée,

Foto nga takimi

Guillaume Gomez është mirëpritur fillimisht në Ambasadën Franceze, ambasadorja e së cilës e ka shoqëruar në të gjitha takimet.

Kush është Guillaume Gomez?

Pasi mori një diplomë profesionale në menaxhimin e hoteleve dhe restoranteve nga École de Paris des Métiers de la Table , Guillaume Gomez mori titullin Meilleur Ouvrier de France në janar 2004 në moshën 25 vjeç, duke u bërë fituesi më i ri në histori në kategorinë e kuzhinës  . Që nga viti 1997, ai punoi në Pallatin Élysée duke u shërbyer Presidentëve të Republikës.

Në maj të vitit 2012, pak ditë para se të largohej nga detyra, Presidenti Nicolas Sarkozy i dorëzoi atij stemën e Kalorësit të Urdhrit Kombëtar të Meritës.

Më 24 shkurt 2021, ai njoftoi se do të linte pozicionin e tij në kuzhinat e Elizesë për të marrë një pozicion si “përfaqësues personal” i presidentit në çështjet e gastronomisë në fillim të marsit. Ai merr pjesë në javë të shumta gastronomike në të gjithë botën për të promovuar ekspertizën, produktet dhe kuzhinën franceze.

Guillaume Gomez është anëtar i disa shoqatave profesionale të kuzhinierëve, ku mund të përmendim, Themelues dhe President Nderi i Shefave të Kuzhinës së Republikës, një shoqatë që bashkon shefa kuzhine që punojnë për Republikën Franceze në të gjithë botën.

Dikur u shërbente presidentëve në Pallatin Élysée,Dikur u shërbente presidentëve në Pallatin Élysée,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT