Europa mund ta bëjë “gjumin e qetë”, Putin thotë se nuk ka plane për të sulmuar

Vladimir Putin ka deklaruar edhe një herë se Evropa nuk duhet të prish ë gjumin – sipas tij, sepse Rusia nuk ka plane për të sulmuar në të ardhmen. Presidenti rus i quajti pretendime të tilla “gënjeshtra dhe absurditete të plota”.

I pranishëm në këshillin e sigurisë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, ai pranoi për herë të parë planin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA për Ukrainën. Putin konfirmoi se Rusia tani është gati për bisedime “serioze”, teksa shtoi se një delegacion amerikan do të vizitojë Moskën javën e ardhshme.

“U paraqitën një sërë pyetjesh për diskutim”, tha ai, duke shtuar se nuk ka “versione përfundimtare”. Presidenti rus komentoi dhe njërën prej “vijave të kuqe” të Volodymyr Zelenskyt për përfundimin e luftës – dorëzimin e territoreve aktualisht të pushtuara në Ukrainë.

Duke theksuar se përfundimisht dëshiron të bëjë një marrëveshje me Ukrainën, ai paralajmëroi se trupat e tij po përparojnë me shpejtësi në fushën e betejës dhe shtoi: “Nëse ushtarët ukrainas largohen nga territoret e pushtuara, atëherë ne do të ndërpresim armiqësitë.”

Ai kërcënoi se nëse trupat ukrainase “nuk largohen, ne do ta arrijmë këtë me mjete ushtarake.”

Këto deklarata të Vladimir Putin vijnë në një kohë kur Franca ka rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, rreth 25 vjet pasi rekrutimi u hoq. Presidenti Emmanuel Macron tha se vendimi ishte në përgjigje të frikës në rritje për një konflikt me Rusinë.

“E vetmja mënyrë për të shmangur rrezikun është të përgatitesh për të”, është shprehur ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT