“Të gjithë turreni deputeti-deputeti”, Erion Braçe kërkon hetimin e pasurive të drejtorëve të Tatimeve dhe Doganave: Ujku të than

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurive të futen edhe drejtorët e Tatimeve dhe të Doganave.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, ku dhe u diskutua projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Braçe tha se disa gjëra tek deputeti duhet të kufizohen, por jo në ekstrem.

Ai theksoi se shumë ligjvënës vijnë nga zona rurale dhe posedojnë sipërfaqe të mëdha toke, për të cilat kanë nevojë të kujdesen, pasi në ato zona mungon fuqia punëtore. Sipas tij, nuk është e drejtë që një deputet të shihet si shfrytëzues i krahut të punës vetëm pse punëson njerëz për të punuar tokën e tij.

Socialisti kujtoi se deputetët deklarojnë të ardhurat dhe se ka kategori të caktuara të përfshira në ligjin e kontrollit të pasurive, ndërsa institucione të tjera si administrata tatimore dhe doganore nuk janë pjesë e të njëjtit proces. Sipas tij, nëse kërkohet zgjerimi i kontrollit për deputetët, i njëjti standard duhet të zbatohet edhe për sektorë të tjerë.

“Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje.  Pse do marrë punëtorë ai, të lejë nam. Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës. Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem. Për sa kohë ai deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të tatimeve dhe doganave nuk janë atje. Nëse u fusim këtu, duhet ti çojmë edhe atje.  Të gjithë turren deputeti-deputeti, po ujku vazhdo ujku atje që të than”, tha Braçe ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT