Alimehmeti shpërthen kritika: PD duhet të kuptojë se ku i ka gabimet! Kemi braktisur elektoratin

Ish-kandidati i PD-së për deputet, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet të forcohet dhe të kuptojë se ku i ka gabimet.
Gjatë një interviste televizive, Alimehmeti ka deklaruar, se kanë kaluar 6 muaj nga zgjedhjet, PD ka braktisur elektoratin saj.
“Partia Demokratike duhet të forcohet dhe duhet të kuptojë se ku i ka gabimet. Unë besoj se partia duhet të qëndrojë më afër elektoratit.
Në këtë momnet, kur kanë kaluar 6 muaj nga zgjedhjet, është e habitshme që na thonë që kemi 6 muaj pa u takuar me bazën në rrethe”, tha Alimehmeti.