Kush janë dy ushtarakët e Gardës Kombëtare që u zunë ‘në pritë’ nga ish-oficeri i CIA-s! Afgani nuk bashkëpunon me policinë

Dy ushtarakë të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, u qëlluan ditën e djeshme me armë zjarri nga 29-vjeçari Rahmanullah Lakanwal nga Afganistani, i cili më parë ka punuar me CIA-n në Afganistan.
Sarah Beckstrom, 20 vjeç, dhe Andrew Wolfe, 24 vjeç janë dy të rinjtë, të cilët aktualisht ndodhen në gjendje kritike për jetën pas të shtënave. Autori nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë ndërsa dyshohet për një sulm të mirëmenduar nga ana e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ditën e djeshme (sipas orës lokale) teksa plumbat u derdhën mbi dy ushtarakët në qendër të Uashingt6onit, pak metra larg Shtëpisë së Bardhë. Ndihmësshefi i Policisë Metropolitane, Jeff Carroll, tha se i dyshuari “erdhi nga cepi” dhe “filloi menjëherë të qëllonte”, duke shtuar se ushtarët ishin “zënë në pritë”.
Autori i ngjarjes kishte ardhur në Amerikë në vitin 2021 dhe se banonte në Uashington së bashku me bashkëshorten dhe 5 fëmijët e tij. Sipas raportimeve, Lakanëal erdhi në SHBA në shtator 2021, në kuadër të një programi për afganët të quajtur Operacioni “Mirë se vini aleatët” që ekzistonte gjatë presidencës së Joe Biden. Kjo ndodhi gjatë periudhës kohore që pasoi një tërheqje kaotike të forcave amerikane nga Afganistani. Lakanëal aplikoi për azil në vitin 2024 dhe kërkesa e tij ishte miratuar në fillim të këtij viti.