Goditja e dytë për grupin e “Visit të Pojës”, Italia në kërkim të nipit të Xhevdet Troplinit, “kokë” e Durrësit! Trafik i tonelata droge në Evropë

Operacioni i finalizuar sot i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe SPAK në Shqipëri, është goditja e dytë për grupin e Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Me një profil të lartë kriminal, Visi i Pojës njihet si kreu i një prej bandave më të forta kriminale në Durrës. Hetimet e fundit kanë dokumentuar trafikimin e 1.3 ton drogë nga Italia drejt Evropës Veriore.

Visi i Pojës ishte shpallur në kërkim nga SPAK nga megaoperacioni “Ura”, ndërsa tashmë në kërkim është shpallur dhe nga autoritetet italiane së bashku me bashkëpunëtorë të tij. Në total Gjykata e Breshias ka lëshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 21 persona, 10 prej të cilave janë ekzektuuar, por ende nuk dihet saktësisht se kush ka rënë në pranga në shtetin italian. 3 persona janë arrestuar në Shqipëri ndërsa është ndaluar dhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj.

Nga operacioni ‘Ura’, Elvis Doçi kishte rolin e financuesit dhe të bashkëkryesuesit me Adi Çobën. Ata drejtonin trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa Doçi mbante lidhjet me financuesit e tjerë të tregut.

Masa sigurise ‘arrest me burg’ janë lëshuar dhe për Indrit Tafilin, i cili nga operacioni Ura, pozicionohej në nivelin e dytë të drejtimit, si bashkëfinancues si dhe ka luajtur rolin e marrësit dhe dorëzimit të drogës e më pas shpërndarjen në tregjet evropiane.

Bashkëpunëtori tjetër i shpallur në kërkim nga shteti italian është Ogert Shqevi, në rolin e organizatorit për mbledhjen e shumave të parave nga të përfshirët në trafikimin apo shitjen e lëndëve narkotike dhe transportin më pas të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Elvis Doçi përshkruhet si një person me potencial të lartë kriminal, ndërsa pseudonimin Visi i Pojës e ka marrë nga xhaxhai itij, Xhevdet Troplini i njohur si Poja, i konsideruar si një prej personave më të fortë në Durrës. Skeda kriminale e Doçit nis që prej vitit 2003 lidhur me akuza për lëndë narkotike. Doçi administron një kompani ndërtimi me adresë në Rrashbull të Durrësit me emrin “Cara na”, një bar-kafe me emrin “Port Side” në Durrës, të cilën e ka në bashkëpronësi me një tjetër person të identifikuar si Bukurije Doçi, një bar kafe në Fushë Krujë, dhe bar “Vintage” me adresë në Sukth në bashkëpronësi me një person të quajtur Edmir Bakalli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT