VIDEO/ Shpërthime në fuqishme në brigjet e Turqisë, hidhen në erë dy cisternat e naftës ruse! Të sanksionuara nga BE dhe SHBA

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar së fundmi në brigjet e Turqisë teksa dy cisterna që transportonin naftë ruse janë hedhur në erë.
Shpërthimet ishin pothuajse të njëkohshme, duke shkatërruar sot dy anije cisterna, që janë sanksionuar për transportimin e naftës ruse. Të dy anijet, pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije”, ishin pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi. Këto janë anijet Kairos dhe Virat me flamur të Gambias, të cilat po shkonin drejt Novorossiysk.
E para është sanksionuar nga BE dhe Britania e Madhe, ndërsa e dyta nga BE dhe SHBA-ja. “Virat” duket se ka qenë e palëvizshme në Detin e Zi perëndimor, për pjesën më të madhe të vitit 2025. Fotot tregojnë një re të dendur tymi që ngrihet nga njëra anije dhe flakë nga tjetra. Autoritetet turke kanë konfirmuar shpërthimet. Nuk është e qartë nëse ka të lënduar.
Vijon të mbeten të paqarta shkaqet e shpërthimit, nëse ishte një sulm i qëllimshëm apo se kush është përgjegjës.