“Ti Shqipëri më jep nder”, spektakël dronësh në Vlorën e veshur kuqezi për Festën e Pavarësisë (VIDEO)

Zemra e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë është padiskutim Vlora ndërsa në këtë ditë të shënuar nuk kanë munguar organizimet e ndryshme.

113 vite pas ngritjes së flamurit shqiptarët zgjodhën pikërisht vendin bregdetar që shënoi historinë kombëtare.

Vlora është veshur kuqezi ndërsa atmosfera është e zjarrtë. Spektakël dronësh në qiell dhe flamujt kuqezi në tokë e kanë bërë këtë mbrëmje magjike.

Atmosfera unike duket edhe në pamjet e publikuara nga Kryeministri Edi Rama në rrjete sociale. Pamjet nga qielli kuqezi me dronët që shkruajnë “Ti Shqipëri më jep nder” janë bërë virale në rrjet.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT