“The New York Times”: Mësim nga tërmeti në Shqipëri, Ballkani i papregatitur për një më të madh

E përditshmja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar në vendin tonë. Nga ky tërmet u shkaktuan 51 të vdekur, njëmijë të plagosur, disa mijëra të pastrehë dhe mijëra ndërtesa banimi të shkatërruara.

Sipas kësaj gazete, në Shqipëri shpesh ndërtimi kompromentohet nga korrupsioni. Në shkrim theksohet se Ballkani, ku bën pjesë dhe vendi ynë, është shkatërruar disa herë nga tërmetet.

Ajo çfarë alarmon kjo gazetë është se i gjithë rajoni është i papërgatitur të përballojë një tërmet më të fuqishëm.

The funeral of eight Lala family members who died during the earthquake in Durres.

Sipas “The New York Times”, nga Bukureshti në Rumani, deri në Sofje të Bullgarisë si dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë marrë masa për rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra. Në shkrim shtohet se miliona njerëz jetojnë në shtëpi ku ka pak gjasa të mbijetojnë nga një tërmet i madh.

 

Ballkani ka përjetuar muajt e fundit një seri lëkundjesh dhe konsiderohet zonë e nxhehtë sizmike.

Pjesë nga artikulli i ”The New York Times”:

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Ndërsa tronditja vazhdon, tragjedia pason dyshimin e ekspertëve se Ballkani, i cili është shkatërruar nga tërmete shumë më të fuqishme në të kaluarën, është i papërgatitur për një tjetër të madh.
Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje të Bullgarisë, si dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë neutralizuar rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra.

Miliona njerëz jetojnë në shtëpi ku kanë pak gjasa të mbijetojnë nga një tërmet i madh, thonë ekspertët.

Gazeta vlerëson se në Ballkan, qeveritë inkurajuan lulëzimin e ndërtesave pas vitit 1990, gjatë kalimit nga komunizmi në kapitalizëm dhe standardet e sigurisë shpesh shmangeshin.
Rezultati është se miliona njerëz që jetojnë në ato shtëpi kanë pak gjasa të mbijetojnë nga një tërmet i madh, alarmojnë ekspertët.

Duke udhëtuar nëpër zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, shkalla e sfidës ishte e dukshme, theksohet në raportin e gazetës. Tërmeti i kishte nxjerrë në pah ndërtesat e ndërtuara dobët, tashmë edhe më të rrezikuara, duke ekspozuar dhjetëra mijëra njerëz në rrezik të mundshëm në të ardhmen.
Vendi nuk ka mjaftueshëm inxhinierë dhe ekspertë për të vlerësuar të gjitha pronat që janë dëmtuar dhe madje edhe kur rreziku dihet, kostoja e kryerjes së riparimeve të nevojshme është shpesh e paarritshme në këtë vend, një nga më të varfrit e Evropës.

Kryeministri Edi Rama tha kohët e fundit se qeveria po riformulonte buxhetin për të ndihmuar në trajtimin e krizës, por se mbështetja ndërkombëtare është dëshpërimisht e nevojshme.
“Thjesht, është njerëzisht e pamundur ta bësh këtë vetëm,” theksoi ai.
Ndërsa vendet e tjera në rajon po shfrytëzojnë momentin e situatës shqiptare për të dhënë alarmin.

Vetëm në kryeqytetin rumun, 349 struktura u konsideruan si me rrezik më të lartë dhe ka të ngjarë të shemben nga një tërmet i madh. Shumë prej tyre janë komplekse apartamentesh. Qindra ndërtesa të tjera pritet të pësojnë dëme të mëdha strukturore.

Dhe këto janë vetëm ato, që janë inspektuar.
“Ne flasim vetëm për rreth 350 ndërtesa në rrezik shembjeje në Bukuresht,” tha Matei Sumbasacu, themeluesi i Rise, organizata e parë joqeveritare e Rumanisë e përqendruar në uljen e rrezikut sizmik. “Ne dimë për 1.600 ndërtesa të tjera, dhe nuk dimë sa të tjera ka, shtoi ai.

Rumania përjetoi dy tërmete shkatërruese në shekullin e 20-të. Më 1940, një tërmet 7.4 ballë goditi në Vrancea, në Rumaninë lindore dhe shkaktoi një shkatërrim të gjerë.

Pastaj, më 4 mars 1977, një tërmet me madhësi 7.2 goditi të njëjtin rajon. Valët e shokut pasues shkatërruan më shumë se 30 ndërtesa të larta në Bukuresht, pothuajse 100 milje larg. Rreth 1.578 njerëz u vranë dhe afërsisht 11,000 u plagosën.

Ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore në historinë moderne rumune dhe çoi në një seri reformash.
Prof. Radu Vacareanu, rektor i Universitetit Teknik të Inxhinierisë së Ndërtimit të Bukureshtit, tha se asnjë vend nuk ishte me të vërtetë i gatshëm për një tërmet në shkallë të gjerë, përveç ndoshta Japonisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT