Presidenti i Francës Emmanuel Macron do ta vizitojë Kinën nga 3 deri në 5 dhjetor

Me ftesë të homologut kinez Xi Jinping, presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë në datat 3-5 dhjetor, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi Lin Jian në një konferencë rutinë për shtyp, duke thënë se kjo do të jetë vizita e katërt shtetërore e presidentit Macron në Kinë. Gjithashtu është një vizitë shtetërore reciproke, pas vizitës së vjetshme në Francë të presidentit Xi, në kuadër të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë, shtoi Lin.

Gjatë vizitës, Xi do të zhvillojë bisedime me kreun e shtetit të Francës, për të udhëhequr së bashku zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrethanat e reja, tha Lin, duke shtuar se të dy presidentët do të kenë gjithashtu një shkëmbim të thelluar mendimesh mbi çështjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale.

Krerët e dy shteteve në një bisedime gjatë vizitës zyrtare të presidentit Xi në Francë, Paris, 6 maj 2024/Foto nga Xinhua

Kryeministri i Kinës Li Qiang dhe Zhao Leji, kryeparlamentari i vendit, do të takohen gjithashtu me presidentin francez, sipas zëdhënësit.

Franca ishte vendi i parë i madh perëndimor, i cili krijoi marrëdhënie zyrtare diplomatike me Kinën e Re. Marrëdhëniet dypalëshe kanë një histori që ia vlen të çmohet, me vlera unike dhe që mbartin misione të rëndësishme, tha Lin.

Në një situatë ndërkombëtare plot luhatje, Kina është e gatshme të punojë me Francën për ta shfrytëzuar vizitën si një mundësi për forcimin e komunikimit strategjik, për thellimin e bashkëpunimin pragmatik, për të çuar përpara një koordinim më të ngushtë shumëpalësh, si dhe për të punuar për përparime të reja në partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Francë, tha Lin.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja Peng Liyuan në një vizitë në Francë nën shoqërimin e çiftit presidencial francez, 2024/Foto nga Xinhua

Nëpërmjet këtyre, të dy vendet do të kontribuojnë më shumë në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE, duke mbështetur multilateralizmin dhe duke ruajtur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin botëror.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT