Salianji takim me strukturat në Durrës: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet për të mundur Ramën!
Ka nisur “Foltorja” e ish-deputetit Ervin Salianji në Durrës. Krahas qindra të pranishmëve, takimit i janë bashkuar edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.
“Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirru, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që gjithë po presin ky ndryshim nis edhe nga kjo sallë si takim i parë që i zhvillojmë me demokratët, nga kjo energji që është e pashtershme në PD por që nuk i jepet mundësia”, tha Salianji.
Kjo mbledhje e Salianjit është “dënuar” nga Sali Berisha, i cili më herët ka thënë që takime të tilla i shërbejnë interesave personale dhe jo Partisë Demokratike.
Po ashtu, disa orë para takimit, demokratëve të Durrësit u është kërkuar përmes një mesazhi në telefon që të mos marrin pjesë në takimin e Salianjit.