Berisha flet për bashkim, por Florjana Garo dhe Grinçi bëjnë të kundërtën, përplasen në takimin me strukturat! Anëtari i PD flet për kërcënime nga kryetarja e degës

Kryetarja e Degës Nr.9 të Partisë Demokratike, Eda Grimçi është “përplasur” me Floriana Garon gjatë takimit të fundit të Sali Berishës. Zëdhënësja e PD-së në përfundim të takimit,  iu drejtua sallës duke pyetur nëse kishe më pyetje, dhe një zotëri ngriti dorën.

Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë Eda Grimçi e cila në fjalën e saj drejtuar Garos pretendon se e ka njoftuar këtë të fundit që s’ka më pyetje.

“Florjana, po ti nuk më dëgjon mua po jo nuk duhet ta bësh ti atë gjë”, i drejtohet Grimci me zë të ulët Florjana Garos pasi kjo e fundit i dha fjalën anëtarit të Kryesisë.

Ndërsa Garo dhe Berisha i dhanë fjalën, demokrati tha se nuk punon mikrofonin, por Berisha e ftoi pranë mikrofonit të tij. Ky i fundit tregoi më pas përplasjen që kishte pasur me Kryetaren, duke e akuzuar se e ka sharë, e ka kërcënuar dhe se nuk ka bërë organizime në protestat që PD ka thirrur.

“Unë jam Halit Koleci, i përndjekur politik katër breza. Unë banoj në njësinë 9, që kur ka fillu PD kam qenë anëtar, me të gjitha funksionet asnjë punë asnjë gjë se kam marrë nga PD, as nuk e kam lyp. Këto zgjedhjet e fundit që ke stadiumi, Kryetarja foli por nuk tregoi se çfarë nuk kishte bërë, por foli për ato që kishte bërë. Ne kemi qenë te stadiumi, por nuk ka qenë thirrë asnjë, më ka thirr hajde këtu, por nuk më kishte çu një mesazh a një ftesë. Unë kisha mbledh njerëzit, i kam me foto, i kam marrë nga Durrësi nga Kamza… unë nuk e kam dëgjuar por më ka futur një të shame… kjo është fëmija im. Unë se kam dëgjuar por ma ka thënë një shok.

Ta kam thënë! Kemi qenë te rruga ‘Shpresa’, ke 8 Janari, s’kemi pas thirrje as organizim, më ka thirr një katunari im se ishte duke vdek nga gazi lotsjellës. Kam fotot. Tani vjen puna e zgjedhjeve, nuk tha sesa seksione janë shkrirë, nuk tha se ai që ka shkrirë seksionet ka kalu kryetar i grupseksioni. Nuk e tha këtë. Në zgjedhjet e fundit më thërret dhe më thotë do të shkosh kryetar komisione, po i them, nëse nuk ka njeri shkoj. Do të çojmë te burgu, i thash mos më ço te burgu se kam fol 1 mijë të zezat për Edi Ramën dhe i ka çu dokumentet dhe i kam thënë me kë jam…. më ka kërcënuar në telefon, i kam çu në zyrë dhe më ka thënë dil përjashta. Për kartën e anëtarësisë nuk ma jepte deri sa shkova te Klevisi. Nëse ne do përçahemi me njëri-tjetrin atëherë nuk kemi për të fituar”, tha ai.

“Të garantoj që ka vlerësim maksimal për punën tënde, i vlerësoj shqetësimet që shprehe”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT