Hyri nga dritarja e banesës së ministres belge dhe vodhi 50 euro, shqiptari në telashe, sa vite burg rrezikon nga Belgjika
Një shetas shqiptar rrezikon të dënohej me një vit burg dhe një gjobë prej 1,600 euro, i cili akuzohet se vodhi 50 euro nga shtëpia e ministres belge, Zuhal Demir.
Shqiptari me profesion piktor u paraqit para gjykatës në Tongeren, Belgjikë, i akuzuar për grabitje në shtëpinë e ministres belge ë Arsimit, Drejtësisë dhe Punës, Zuhal Demir.
Ngjarja ka ndodhur në 7 janar 2023, ku ai hyri në banesën e ministres përmes një dritareje dhe u largua me 50 euro të marra nga një kuti kursimesh.
Hetimet e zbuluan nga gjurmët e ADN-së në kutinë e kursimeve, të cilat më pas u përputhën me të dhënat e tij. Prokuroria belge deklaroi e ADN-ja e tij ishte marrë më herët si i dyshuar në dosje të ngjashme dhe rezulton e regjistruar edhe në Gjermani e Spanjë. Në një çështje tjetër ai është dënuar bashkë me dy bashkëpunëtorë, por ADN-ja e tyre nuk u gjet në këtë rast.
Prokuroria ka kërkuar dënim me një vit burg dhe 1,600 euro gjobë, duke theksuar “hyrja me dhunë në një banesë cenon sigurinë”.