VIDEO/ Ndodh në Vlorë! Qentë endacakë e sulmojnë, i moshuari tenton që t’i godasë me shkop! Përleshet edhe me turisten e huaj

Një i moshuar është sulmuar nga disa qen endacakë në Lungomare të Vlorës, ku për t’i larguar, ka tentuar që t’i qëllojë më shkop.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, janë disa qen që i vërsulen të moshuarit, i cili tenton të vetëmbrohet duke i goditur me shkopin e tij.

Por në momentin që burri po përleshej me qentë, një turiste e huaj ka ndërhyrë dhe është përleshur me të, për të mbrojtur katërputroshat.

Është dashur ndërhyrja e një tjetër personi, në mënyrë që situata mes tyre të qetësohet.

Po ashtu, pak çaste më pas, qentë endacakë kanë sulmuar edhe një tjetër person.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT