“Përgjegjësi dhe fillim i ri”, Ilir Kulla merr “Luanin e Artë” në Romë: Gati për projekte dhe sipërmarrje të mëdha

Analisti Ilir Kulla është nderuar në Romë në këtë 28 Nëntor me një vlerësim shumë të lartë, Medaljen Luani i Artë për Merita të Veçanta. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ilir Kulla përmes një postimi në rrjete sociale.

Kulla thekson se është shumë i emocionuar ndërsa shton se ky çmim nuk është fundi i një epoke pune dhe angazhimi, por është përgjegjësi dhe fillim i ri për projekte dhe sipërmarrje më të mëdha.

Statusi i plotë

Sot në këtë 28 Nëntor ditën tonë kombëtare u nderova në Romë, në Senatin e Italisë, në Sallën e Institutit të Shën Mërisë në Aquirio, në praninë e shumë personaliteteve nga Italia dhe Bota, me një vlerësim shumë të lartë, Medaljen Luani i Artë për Merita të Veçanta. Falenderova organizatorët jo më pak emocion me impenjimin që ky çmim nuk është fundi i një epoke pune dhe angazhimi, por është përgjegjësi dhe fillim i ri për projekte dhe sipërmarrje më të mëdha!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT