“Shqipëria shënjestër në rast konflikti!” Kongresi amerikan ngre ALARMIN: Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor
Administratës së presidentit Donald Trump i është bërë thirrje për një angazhim më të lartë në Ballanin Perëndimor duke vlerëu iar se se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim. Kjo thirrje erdhi nga presëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
Në seancën dëgjimore të ditës ë djeshme, kryetari republikan Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”. Ai tha:“Marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë ta minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit”.
Ai ngriti alarmin edhe për Shqipërinë, që sipas tij mund të jetë shënjestër e mundshme në rast konflikti.
“Në rast konflikti, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, do të jenë drejtpërdrejt në shënjestër, gjë që mund të çojë në aktivizimin potencial të nenit 5 të Aleancës, aleatët e NATO-s në Ballkan duhet të ndërtojnë së bashku pengesë politike dhe ushtarake, por se Kosova do të jetë veçanërisht e ekspozuar për shkak se nuk është pjesë e aleancës perëndimore.”
Sipas Self, kundërshtarët e SHBA, po shfrytëzojnë dobësitë për të zhvilluar luftë hibride, e cila rrit paqëndrueshmëritë në rajon.
“Kina po nënshkruan marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin me synimin e ruajtjes së aparatit të saj keqdashës dhe shfrytëzimit të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.
Rusia gjithashtu ndikon në rritjen e tensioneve në Bosnje, në Republikën Sërpska dhe në Serbi, theksoi Self, duke vënë në pah se ish-presidenti i entitetit serb në Bosnje, Millorad Dodik, po vazhdon të përdorë kapitalin e tij politik për ta kontrolluar Republikën Sërpska dhe për të vepruar në interes të Rusisë duke kërcënuar me ndarjen e saj nga Bosnja.
Nga ana tjetër, sipas tij, Serbia, pavarësisht dërgimit indirekt të armëve në Ukrainë, ka gjithashtu lidhje mbrojtëse me Rusinë dhe Kinën, dhe promovon propagandën kineze dhe ruse. Ai vuri në dukje se për të përfunduar ndikimin politik të Moskës, duhet trajtuar çështja e varësisë së Serbisë nga energjia ruse.
Një humtues në Qendrën për Evropën dhe Euroazinë, Luke Coffey, tha : “Ndërsa Serbia herë pas here pretendon një qasje të balancuar të politikës së jashtme, realiteti është se Beogradi është i ankoruar thellë në orbitën ruse dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti”.
Coffey vlerësoi se Marrëveshja e Dejtonit është një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë dhe se zhbërja e saj do të krijonte paqëndrueshmëri të mëtejshme.
“Edhe pse SHBA nuk është vend ballkanik, ajo mund të jetë fuqi ballkanike, dhe presidenti Trump duhet të marrë hapa për të siguruar mbrojtjen e interesave kombëtare amerikane atje”, tha Coffey.