Përsëritet tragjedia e Martin Canit! Pas 9 ditësh në gjendje të rëndë në spital, humb jetën 15-vjeçari që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari

Nëntë ditë pasi qëndroi në gjendje të rëndë në spital, ka ndërruar jetë në QSUT 15-vjeçari, i cili u plagos me thikë pas një sherri mes bashkëmoshatarësh në qytetin e Durrësit.

Erion Boba nuk mundi t’i mbijetonte plagëve në pjesën e kraharorit,  pasi plagët e marra nga goditja më thikë nga bashkëmoshatari i tij ishin fatale për të.

15-vjeçari ishte i shtruar në Reaminacionin Qendror të Spitalit “Nënë Tereza” dhe ndarjen nga jeta të tij e ka njoftuar Ambulanca e Morgut si dhe Drejtoria e Policisë Durrës.

Të shtunën mjekët e nxorën nga intubimi por gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e kthyen në intubim e më pas u dërgua në Tiranë.

Ky rast sjell në vëmendje tragjedinë e 14 nëntorit 2024, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u qëllua me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT