Yuri Kim “nuk i ndahet shpirti” nga Shqipëria, FOTO: Diplomatja shfaqet në festimet e organizuara në Amerikë për Pavarësinë

Mirupafshim! Kështu shkroi diplomatja e lartë amerikane Yuri Kim dy vite e gjysmë më parë, kur sapo ishte ngjitur në avionin që e priste në Rinas, në mbyllje të shërbimit diplomatik në Shqipëri, si ambasadore e radhës e Shteteve të Bashkuara.

Dhe ajo vetë u kujdes të tregonte se ikja nga Tirana nuk ishte një lamtumirë, por vetëm mirupafshim.

Yuri Kim

Festimet e organizuara në Amerikë për Pavarësinë

Yuri Kim shfaqet shpesh në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara për/nga Shqipëria. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, pasi ajo ka qenë e pranishme në festimet e Pavarësisë së Shqipërisë në SHBA, organizuar nga ambasada jonë atje.

Yuri Kim

Yuri Kim në festimet e organizuara në Amerikë për Pavarësinë

Në fotografitë e siguruara nga newsbomb.al, Yuri Kim shihet mes qindra miqve amerikanë të Shqipërisë në Amerikë, përfaqësuesve të komunitetit tonë atje, të cilët janë bërë bashkë në një event special të thirrur nga ambasadori Ervin Bushati.

Diplomatja Yuri Kim qëndron në fillim të sallës, ndërsa pranë saj mund të dallohet lehtësisht edhe një tjetër ambasador amerikan, gjithashtu shumë i dashur nga shqiptarët, Alexander Arvizu.

Yuri Kim

Festimet e organizuara në Amerikë për Pavarësinë

Gjatë mandateve të tyre, në Shqipëri janë ndërmarrë reforma thelbësore dhe shumë të rëndësishme, të cilat pa mbështetjen e miqve dhe aleatëve amerikanë, do të ishin gati të pamundura, shkruan newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT