VIDEO/ Çfarë ndodhi në “Foltoren” e PD-së në Mirditë? Qytetari i ndërpret fjalimin, Berisha se mban dot të qeshurën

Një incident i vogël ka ndodhur në foltoren e kreut të PD-së Sali Berisha në Mirditë, ku një qytetar ka ndërhyrë në momentin kur kryedemokrati po fliste në podium dhe i ka ndërprerë fjalimin.

“Kujtoni fshatrat e bukur të Mirditës? Ku janë njerëzit? Ku janë fëmijët?”, tha kryedemokrati, teksa më pas ndërhyri qytetari “Unë jam, unë jam, unë jam”, tha ai.

Ndërsa kreu i PD-së me doza ironie tha “Duhet ndonjë kështu”. Kjo ndërhyrje ka shkaktuar zemërim te demokratët e tjerë në sallë, të cilët kanë filluar të kritikonin qytetarin.

Ndërsa është dashur ndërhyrja e vetë Berishës për të shuar gjakrat.

“Por si kjo është e gjithë Shqipëria. Lëreni mos e ngacmoni, nuk prish punë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT