Naureda Llagami “s’i ndahet” Kushtetueses, ZBARDHEN kandidatët që kërkojnë të zëvendësojnë Sonila Bejtjan (LISTA)

Dhjetë kandidatë kanë paraqitur zyrtarisht interesin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Mes emrave të siguruar nga mediat bie në sy ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo mesa duket ka vendosur që të rikandidojë për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Alaudin Malaj; Alban Toro; Alma Faskaj Vokopola; Arta Vorpsi; Brunilda Bara; Genci Gjonçaj; Jordan Daci; Lulzim Hamitaj; Naureda Llagami dhe Roland Ilia, kanë vendosur që të kandidojnë për vendin vakant në Kushtetuese dhe kanë shfaqur interes pranë institucionit të Presidentit të Republikës.

Pas përfundimit të vlerësimit, tre kandidaturat me rezultatin më të lartë do t’i paraqiten Begajt, i cili do të zgjedhë njërin prej tyre për të plotësuar pozicionin e lirë në Gjykatën Kushtetuese.

Në tetor përmes një njoftimi zyrtar Kushtetuesja shpalli vakancën duke bërë me dije se si presidenti Begaj po ashtu dhe Kuvendi i Shqipërisë do të njoftoheshin zyrtarisht për përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjas, për t’i hapur kështu rrugë zëvendësimit të saj.

Gjykata deklaroi se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Më pas ishte Begaj ai i cili hapi procedurat e aplikimit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT