“Kam pirë 100 kafe..”, Salianji merr mbështetje edhe në grupin parlamentar të PD! Çfarë u tha nga deputetët demokratë

Para hyrjes në kuvend, disa deputetë demokratë dhanë prononcime për gazetarët teksa u pyetën për takimin mes Salianjit dhe Alimehmetit.  Në të cilat ata nuk kanë komentuar ose kanë shprehur mbështetje.

“Të fillojnë të lëvizin ujërat në parti. Unë takoj çdo demokrat pavarësisht emrit dhe mbiemrit. Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva një tjetër…” është shprehur deputeti Saimir Korreshi.

Ndërsa Jorida Tabaku, , u shpreh “Ça është kjo erë e madhe, qenkeni juve. Kam qenë dhe do vazhdoj të jap kontributi për partinë. Të vazhdojmë përballjen me kundërshtarin, partinë ta lemë te partia?!”

Ndërsa të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Jozefina Topalli e cila është shprehur: “Këtu qeveria është në krizë totale”, duke iu shmangur kështu pyetjes.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Tomorr Alizoti: “Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe është djalë i mirë!”, ka thënë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT