“Qëndruan në KAFE dhe në ZYRË” Salianji shpërthen në kritika ndaj Berishës për kandidatët e 11 majit: Ulën entuziazmin e ardhjes së LaCivitas
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka shpërthyer në kritika ndaj lidershipit të PD-së sa i përket listës së mbyllur për zgjedhjet e 11 majit, teksa tha se kandidatura sfumuan entuziazmin e ardhjes së LaCivitas.
Gjatë një interviste televizive, Salianji tha se nuk u respektua procesi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve.
“Unë kam bërë reagim publik nga burgu. Lista e PD-së, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin që krijoj edhe ardhja e Chris LaCivita. Doni t’jua them unë se cili ka qenë problemi, që nuk po e themi, nuk po thuhen hapur, qartë dhe troç. Unë po shpreh shqetësimet e demokratëve. U bën primaret, u vendos që kandidatët për deputet do të zgjidheshin me primare, u zgjodh i pari Tiranës deputet? Jo.
U zgjodh ai që doli i pari në Dibër, në Kukës, në Elbasan? Jo. U zgjodh deputetet ajo zonja që doli e para në Fier? Këta nuk i ke as në listë të hapur as në listë të mbyllur”, tha Salianji.
Ndërsa më tej, ish-deputeti shpërtheu në akuza, teksa tha se kriteri për të qenë kandidat për deputet ishe se ksuh rri në zyrë apo në kafe. Po ashtu, ai tha se nuk nuk u respektuan kriteret.
“Cili ka qenë kriteri për të qenë deputet? Kush rri më shumë në kafe, apo kush rri më shumë në zyre? Po ma gjetët ju një parim, dakord janë. Unë mendoj se ky është problemi. O vendosim kriter votën, ose përgjegjësinë që ka lidershipi që i vendos. Aleancat kush i vendosi? A ka m reaguar unë që aty? Ka reaguar çdo njeri që ka qenë në garë, kanë dalë në publik. Kanë thënë që unë kam marrë votat. Disa të nënës, disa të njerkës”, tha në Tv Klan , ish-deputeti.