Takimi i Salianjit, revoltohet kryeredaktori i RD-së: Njerëz paska! Nëse nuk e bëni dot, pse qëndroni aty
Takimi në Durrës i Ervin Salianjit, ka sjell revoltimin e kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi, i cili ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook.
Kasmi shprehet i indinjuar me gjendjen e PD dhe thotë se nëse kjo nuk ka ndodhur deri më tani, atëherë çfarë po prisni, dhe nëse nuk e bëni dot, atëherë pse qëndroni aty ku jeni.
Me sa duket, këtë revoltë e ka me deputetët dhe me drejtuesit aktual të PD, që u mori Salianji elektoratin e PD sapo doli nga burgu.
“Pra, njerez ka…
Nese çdo drejtues i opozites, çdo deputet do te mbledhe per te diskutuar dhe debatuar me bazen nga 500 demokrate, qyetare, te rinj dhe te eja ne takime, ne zonat ku ka marre mandatin, atehere do te kishim nje panorame te ndryshme te opozites sot, dhe te jeni te sigurte qe regjimi nuk do te mund te mbijetonte me shume se disa jave. Ato prurje do te ktheheshin shume shpejt ne nje ortek ne Tirane.
Nese kjo nuk ka ndodhur deri tani, atehere çfare po prisni, dhe nese nuk e beni dot, atehere perse qendroni aty ku jeni? Kujt i hyni ne pune? Apo prisni si gjithmone gjithçka nga Berisha dhe te ndani me pas llokmat?
Dhe mos thoni me te pakten se nuk ka njerez. Jane 520 mije vota, 520 mije fryme te gjalla kunder disa te vdekurve te gjalle!” – shkruan Kasmi.