“Nuk po merrja dot frymë…”, Blendi Fevziu përlotet në emision, rikthehet në vitin 1999: Një fëmijë mu afrua dhe më kërkoi bukë, ishte i pangrënë…

I ftuari i radhës përballë Arbana Osmanit në “Mirëmbrëma Yje” ka qenë së fundmi, gazetari Blendi Fevziu! Gjatë kësaj interviste, Fevziu u kthe pas në kohë ku dhe kujtoi një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij, kujtimet e luftës së Kosovës.
Pyetja e Arbanës se cili ka qenë i ftuari apo momenti që e ka bërë të lotojë, e riktheu gazetarin në vitin 1999, në një nga plagët më të mëdhaja të shqiptarëve, e cila dhe sot dhemb.
Teksa sytë iu mbushën sërish me lot, Fevziu tregoi se përgjatë atyre viteve në ambientet e Pallatit të Sportit në Tiranë, ku ndodheshin qindra shqiptarë të Kosovës, u desh që të realizonte puntatën e emisionit “Opinion”.
Të rraskapitur, pa ngrënë e pa pirë për orë të tëra, ata prisnin në heshtje nën dritat e kamerave. Mes tyre, Fevziu tha se kishte fëmijë që qëndronin të ngjitur pranë nënave, të hutuar, të lodhur, fëmijë që nuk qanin, thjesht prisnin.
Ai tregoi momentin kur një vogëlush iu afrua dhe i kërkoi diçka për të ngrenë dhe në atë moment gazetarit iu “shemb bota mbi kokë” dhe nuk po arrinte të merrte frymë i qetë.
Arbana Osmani: I ftuari që të ka bërë të qash
Fevziu: Zakonisht kanë qenë këto momentet e luftës së Kosovës. Ato kanë qenë momente shumë tronditëse. Është e pamundur, më mbushen dhe tani sytë me lot. Kam bërë një emision në Pallatin e Sportit. Pallati i Sportit ishte i gjithi i mbushur me shqiptarë të Kosovës që kishin ardhur nga rruga e Kukësit me traktor, ose me çfarë kishin mundur.
Kishin bërë 12 orë rrugë, nuk kishin ngrënë rrugës, sepse nuk kishte asnjë restorant rrugës në vitin 1999 kur vije dhe s’kishte mundësi. Ne vendosëm dritat, kamerat, këto gjërat. Fëmijët rrinin aty dhe befas një fëmijë erdhi dhe më tha ‘A ke ndonjë gjë për të ngrenë, sepse nuk kam ngrënë?’, ata nuk kërkonin edhe pse ishin pa ngrënë. Nuk po mbushesha dot me frymë Shoferi i ambasadorit të OSBE-së iku dhe solli një gjë të vogël çfarë kishte në makinë dhe në ato momente po flisnim me disa vetë dhe nuk po mbanim dot lotët.
Ishte një gocë që kërkonte babain, ishin njerëz që nuk e dinin ku kishin të afërmit Flasim ëpr luftë. Lufta nuk është ajo që shohim në televizor. Unë kam vizituar çdo vend që ka qenë në luftë, unë kam qenë në luftën e Kosovës, në luftën e Maqedonisë, kam qenë atje, në Irak, Afganistan, Ukrainë, lufta është një gjë komplet tjetër. Është shumë e dhimbshme kur e prek.