Ish-minatori i Matit vjen në këmbë në protestë me elektrik në ballë: Një copë bukë thatë e kam në fund të çantës, nuk pata lekë me i dhënë makinës

Opozita është mbledhur sërish këtë të hënë përpara Kryeministrisë, ku po zhvillohet foltorja e radhës.

Ashtu si në protestat e mëparshme, edhe këtë herë janë bashkuar dhjetëra qytetarë dhe deputetë të opozitës.

Gjatë protestës, fjalën e mori një qytetar nga Mati, ish-minator dhe ish-kryetar i fshatit Urxall. Ai u ngjit në foltore me një elektrik të vendosur në ballë, të cilin e mbajti deri në përfundim të fjalimit.

“Një copë bukë thatë e kam futur në fund të çantës së shpinës, nuk pata lekë me i dhënë makinës. Kam ardhur në këmbë nga rrethi i Matit.

Jam Abdi Toçi nga fshati Urxall i Matit, ish-minator dhe ish-kryetar i fshatit. Unë jam protestues prej 7-vitesh”, u shpreh Abdiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT