“Do kishim fituar thellë më 9 nëntor”, Blendi Klosi e pranon: Vendimi për shkarkimin e Veliajt, ishte politik
Sekretari i Përgjithshëm i Partinë Socialiste Blendi Klosi ka komentuar publikisht shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, vendim të vilin më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.
Gjatë një interviste mediatike, Klosi ka deklaruar se Veliaj është kryetari i bashkisë së Tiranës, por sipas tij, largimi i tij nga detyra ka shkaktuar probleme për kryeqytetin,
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, më tej ka pranuar se vendimi për shakrimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, ishte politik.
“Veliaj është kryetari i bashkisë së Tiranës. Mund të themi që ne e kemi transformuar Tiranën. Falë këtij transformimi ne marrim vota, historia me individin është tjetër gjë. A ka probleme nga largimi i Veliajt nga detyra? Patjetër që ka. Por, ne… po të kishte garë më 9 nëntor ne do të kishim fituar më thellë.
Unë nuk isha pjesë e votimit. Shkarkimi i tij ishte vendim politik”, tha Klosi.