FOTOLAJM/ Paradë ushtarake dhe drekë zyrtare, Rama pritet me nderime të veçanta nga Mbreti i Jordanisë

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Jordani, ku është pritur nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Rama është pritur nga një paradë ushtarake, ndërsa më pas është shtruar edhe një drekë zyrtare.
Kryeministri shkruan në rrjetet sociale, se është i nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, teksa thekson se ky i fundit, është një monark i respektuar dhe një mik i çmuar për të.
“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërish”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.