Gjendje ALARMANTE në fshatin Çërravë të Pogradecit! Tokat bujqësore mbushen me tonelata mbeturinash pas çarjes së digës të rezervuarit

Një ndotje masive është konstatuar në fshatin Çërravë, në zonën e njohur si “Bregu i lëndinave”, në bashkinë Pogradec. Ndotja ka ardhur si pasojë e çarjes së digës së rezervuarit.
Uji i së cilit më pas ka marrë përpara tonelata mbetjesh meturinash të groposura prej vitesh. Këto mbetje ishin kapsuluar para disa vitesh nga bashkia e Pogradecit por si pasojë e vërshimit të ujit ato janë shpërndare kudo, duke sjellë ndotje të tokave dhe ujit.
Mbeturinat janë përhapur në tokat bujqësore, duke alarmuar banorët. Më tepër shqetësues është fakti që një vit më parë u inverstua në këtë rezervuar.
Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë nga autoritetet lokale.