Luçiano Boçi “lavde” për Berishën: I domosdoshëm për të shpëtuar PD! Komenton dhe takimet e Salianjit jashtë radhës së partisë

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar në studion e Neës 24 takimet e Ervin Salianjit me qytetarët e Durrësit, jashtë veprimtarisë së PD-së. Takimet e Salianjit me qytetarët, Berisha i ka cilësuar si takime private dhe që nuk i shikon aspak si kërcënime për vijimësinë e tij në krye të opozitës.

Boçi thotë se takimet e Salianjit me qytetarët nuk janë konfiguruar si lëvizje ndërsa shton se Partia Demokratike në thelb ka zgjedhjen, e kundërta e partisë në pushtet, thotë ai.

“Sfidat ngjajnë me njëra tjetrën, nëse ne kishim një diktaturë klasike para viteve ’90, sot ka një pamje më moderne më të stilizuar…Por në thelbin e vet nuk ndryshojnë fare. Një brez që është krijuar përgjatë këtyre vitet nuk e bën dot diferencë, ndërsa ne që i kemi jetuar të dyja jo më kot i shprehim dhe këto qëndrime. Mund ta quajmë këtë të sotmen autokraci…Kur flasim për autokraci flasim për autokraci të sistemit politik. Ajo që ndodh brenda një partie lodhet me mënyrën si drejtohen partitë politike. Jemi në një parti që bazën kryesore ka zgjedhjen dhe jo si partia në pushtet. Kur autorët e saj, lëvizjes, nuk e kanë konfiguruar si lëvizje të tjerët nxitohet si maksimum”, tha Boçi.

Ndër të tjera, Luçiano Boçi tha se qenia e Berishës në krye të PD-së ishte një domosdoshmëri për ta shpëtuar. Deputeti thotë se opozita është dhe vazhdon të luftohet me të gjitha mundësitë nga kundërshtarët.

“Qenia a zotit Berisha nuk lidhet thjesht me thelbin e e PD. Ardhja e tij në krye të PD ka qenë domosdoshmëri. Në 2013 u largua me një akt burrëror. Dhe sot opozita luftohet me të gjitha mjetet për ta luftuar atë. PD ka dëshmuar që ka pasur dhe ka figura dhe që në çdo rast ka kandidatë. Ai sulm që përjetoi PD ishte i paparë, ndoshta dhe i pamenduar. Për Asgjësimin e PD nga të gjitha format që lidhet që me shpalljen e Berishës non grata, marrjen e vulës, mënyrës se si i është rrëmbyer vota. Të gjithë elementët e tjerë dhe sot kemi e qenë dhe jemi në situatë të ekzistencës dhe rikthimi i Berishës ishte domosdoshmëri dhe për ta shpëtuar”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT