Joni Keta në krye të BKH-së, Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: U zgjodh nga amerikanët për të goditur korrupsionin e politikanëve të lartë

Joni Keta u zgjodh ditën e sotme në  krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH). Për avokatin Spartak Ngjela, zgjedhja e Joni Ketës, është bërë nga amerikanët.

Sipas tij, kjo zgjedhje, ka dhënë shpresë është se politika amerikane si ndalet goditjes së politikanëve të korruptuar.

“Ishim të sigurt për këtë, sepse SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ne atje kemi edhe shpresën. Nuk është korrupsioni këtu në një sektor, këtu ka qenë dhe është ende korrupsioni në shumë sektor. Por ajo që më ka dhënë shpresë është se politika amerikane si ndalet goditjes së politikanëve të korruptuar”, tha ai.

Po ashtu,  avokati tha se presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë që ne do t’ja heqim korrupsionin Shqipërisë.

“Unë e kisha dëgjuar si emër po atë e zgjodhën amerikanët. Atë e ka marrë politika amerikan në dorë edhe ekspertët atje janë amerikan dhe ne kemi shpresë sepse rangjet e larta të politikë amerikane e kanë në konsideratë Shqipërinë. Presidenti amerikan ka thënë që ne do t’ja heqim korrupsionin Shqipërisë. Korrupsioni në Shqipëri nuk ka shpresë’, deklaroi avokati në Report TV.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT