Balluku, shopping me drejtorin, del FOTO: Ministrja, në dyqanet e shtrenjta të Athinës, vartësi pas saj

Janë publikuar disa komunikime që i përkasin datave 19 maj dhe 21 maj 2020. Janë siguruar nga screenshot të zbuluara në telefonat e drejtorëve nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj ministres Belinda Balluku dhe disa vartësve të saj.

Mesazhet në këto dy screenshot shkëmbehen mes Belind Këlliçit dhe një personazhi tjetër Arbër Avramit.

Në atë kohë Avrami ishte prej vitesh drejtor i kompanisë shtetërore të gazit, “Albgaz”, në varësi të Ministrisë së Energjisë.

Arbër Avrami u riemërua edhe dy herë të tjera nga Balluku në atë pozicion me mandat 3-vjeçar, 6 prill 2021 dhe më 15 prill 2024, për t’u larguar më pas shtatorin e 2024-s.

Avrami konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Belinda Ballukut, ndërsa është raportuar kjo foto nga mediat më herët teksa shihet vetë kreu i “Albgaz” që shoqëron ministren teksa kryen blerje në dyqane luksoze në Athinë.

Kjo foto në thelb, është një pamje që ngre pikëpyetje për etikën, profesionalizmin dhe mënyrën si ndërtohen karrierat publike në institucione shtetërore.

Që vetë kreu i “Albgaz”, një drejtues i një kompanie shtetërore, shoqëron ministren në blerje private në dyqane luksoze, nënkupton marrëdhënie të afërta personale dhe informale që shkojnë përtej detyrës zyrtare.

Kjo mungesë distance institucionale krijon gjithashtu perceptim të keqpërdorimit të pozitës publike. / dita

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT