Kontrollet e Policisë me urdhër të SPAK në banesat e fisit Rraja, gjenden shuma e konsiderueshme e parave! Sekuestrohen makina dhe ora luksoze

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i policisë me urdhër të SPAK, ku janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Rraja dhe janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash.

Policia ka gjetur një shumë që ka shifrën e 430 mijë eurore, ku 415 mijë ishin në euro dhe pjesa tjetër ishin në lekë dhe dollarë.

Ndërsa po ashtu në këtë operacion janë sekuestruar disa automjete dhe disa ora luksoze Rolex.

Në pranga për aksionin me urdhër të SPAK, ra Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS Rrrahman Rraja dhe dy kushërinjtë e tij, Gazmir dhe Përparim Rraja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT