Zgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH-së, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Kur nuk njeh pinjollët e komunizmit, je fiks opozitë leshi dhe e tredhur

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjen e Joni Ketës në krye të BKH-së, teksa ka shpërthyer ashpër ndaj Sali Berishës dhe opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se mos njohësh pinjollët e komunizmit, je fiks opozitë leshi dhe e tredhur nga e kaluara komuniste.
Më tej, ish-deputeti nuk ka kursyer as deputetët opozitarë që shprehën opinion pozitiv për Ketën, teksa shkruan se edhe ata vetë vijnë vetë nga familje spiunesh apo shërbëtoresh te komunizmit.
Postimi i plotë i Murrizit:
Kur hesht ne kapjen e çdo hallke te mender drejtesis se re nga pinjollet e atyre qe kane qene kupola e “drejtesis” vrastare te komunizmit nuk mund te justifikohesh qe nuk e di apo nuk ke njohje por je fiks opozit leshi dhe e tredhur nga e kaluara komuniste e disa pinjolleve te tjer komunist apo ish sherbetor te piste te rregjimit diktatorial qe jane brenda opozites dhe ne kupolen drejtuese te saj e ne grupin parlamentar
Çdo cicerim e mevoneshme kur te keni ndonje hall pastaj me keta pinjoll te tyre eshte pa asnje vler
Pale kur degjoj disa idiot deputet mender opozitar qe thone per Jonin se ky eshte i joni ngaqe edhe vet vijne nga familje spiunesh apo sherbetoresh te komunizmit