VIDEO/”Audi” luksoz me vlerë 100.000 euro u dogj me benzinë te “5 Maji”, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin

Ergest Shega, një 39 vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga efektivët e Komisariatit Nr.4 si autor i dyshuar i djegies së një automjeti luksoz me vlerë 100.000 euro në zonën e njohur si “5 Maji”.

Ngjarja është mundur të zbardhet brenda pak orësh dhe Policia e kryeqytetit ka identifikuar e arrestuar të riun, që siç raportohet, ka vendosur t’i vërë flakën me benzinë makinës tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi Ergest Shega, 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT