SKANDALI me dhuruesin e spermës që mbarte gjen kancerogjen, u ngjizën 197 fëmijë! U përdor edhe nga klinikat e fertilitetit në Shqipëri

Një skandal ndërkombëtar që lidhet me dhurimin e spermës ka përfshirë 14 shtete europiane, përfshirë edhe vendin tonë. Një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion të rrezikshëm gjenetik kancerogjen, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në 14 shtete europiane, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas BBC, bëhet fjalë për një mutacion në gjenin TP53, i lidhur me sindromën e rrallë Li-Fraumeni, një gjendje që rrit deri në 90% rrezikun për të zhvilluar gjatë jetës forma të rënda kanceri, që nga tumoret e fëmijërisë e deri te kanceri i gjirit, trurit, kockave apo leucemitë.

Dhuruesi nga Danimarka, i cili rezulton ta këtë mutacion vetëm në rreth 20% të spermës së tij, ka lënë shumë pasoja tek fëmijët e krijuar prej spermatozoideve të tij.

SKANDALI me dhuruesin e spermës që mbarte gjen kancerogjen, u

Raportohet se disa prej fëmijëve, tashmë janë diagnostikuar me kancer, ku disa prej tyre kanë ndërruar jetë në moshë shumë të re.

Sipas një hetimi, është zbuluar se sperma e dhuruesit është shpërndarë në 67 klinika fertiliteti në vende si Danimarka, Belgjika, Spanja, Gjermania, Greqia, Polonia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Serbia, Hungaria, Gjeorgjia, Islanda, Qiproja dhe Shqipëria.

Ndërsa vendi më i prekur është Belgjika, ku sperma me probleme e dhuruesit, 38 gra, dhe solli në jetë 53 fëmijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT