Plani i paqes për Ukrainën, SHBA i jep kohë Zelenskyt deri për Krishtlindje që “të ndajë mendjen”!

Teksa Zelensky përpiqet të marrë situatën në dorë, të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jaerd Kushner, thuhet se i kanë dhënë liderit ukrainas disa ditë për t’iu përgjigjur marrëveshjes së prpozuar të paqes që do ti kërkonte Ukrainës të pranonte humbje territoriale në këmbim të garancive të sigurisë së SHBA-së të paspecifikuara, raporton Financial Times, duke cituar burime.
Vetë presidenti ukrainas u tha aleatëve evropianë për presionin që mori gjatë një telefonate dy-orëshe me dy të dërguarit amerikanë të shtunën. Sipas Financial Times, Trump shpreson të ketë një marrëveshje deri në Krishtlindje.
Zelensky, u tha të dërguarve amerikanë se i duhej kohë për t’u konsultuar me aleatët e tjerë evropianë përpara se të reagonte ndaj propozimit të Uashingtonit.
Kujtojmë se ditën e sotme vet Zelensky do të paraqesë planin e rishikuar të paqes të konsultuar me evropianët.