“Si e ëmbëlsuat?”, Përplasja për Avokatin e Popullit, Muçi “shpërthen” ndaj PD e PS: Qesharake, 2 orë e 20 minuta përfaqësuesit e popullit zihen për Endri Shabanin

Seanca e sotme plenare, është shoqëruar jo me pak debate mes mazhorancës e opozitës, e këto përplase kanë patur në qendër Avokatin e Popullit, e më tepër kandidatin Endri Shabani.

Teksa PD ka këkruar rihapje të procesit pasi ka tërhequr firmat, ndërsa PS ka “ngulmuar” në votimin për këtë të fundit. Gjatë fjalës së tij për procedurë, deputeti i “Lëvizja Bashkë”  Redi Muçi është shprehur se do flasë për diçka që sipas tij nuk është folur.

“Nuk ka gjë më qesharake se sa 2 orë e 20 minuta që 140 burra dhe gra përfaqësues të popullit shqiptartë zihen për Endri Shabanin”, është shprehur Muçi.

Teksa më tej ka akuzuar edhe Shabanin si një njeri i cili deri dissa muaj më parë “rrihte gjoksin” si tribun i partive të reja, kundër sitemit të “kalbur” por sot gjërat kanë ndryshuar.

“Dhe me sa duket sot do dalim nga kjo sallë  me avokat populli Endri Shabanin me firmat e PD dhe votat e PS” shton deputeti.

Pra se të mbyllë fjalën, Muçi u ka drejtuar nga një pyetje ironike, PD-së dhe PS-së.  Respektivisht ai është shprehur: “Kam një pyetje: Zotrinj të PD nëqoftëse e quani lepur të Surrelit pse ja hodhet firmën?Dhe pyetja për Ps:  Si e ëmbëlsuat endri shabanin? Ose si ju ëmbëlsoi ai juve që do ta zgjidhni avokat Endri Shabanin?”

Redi Muçi: Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim, nuk ka gjë më qesharake se sa 2 orë e 20 minutra që 140 burra dhe gra përfaqësues të popullit shqiptartë zihen për Endri Shabanin.

Nuk ka gjë më qesharake se kjo,  për një njëri që deri pak muaj më para i  binte gjoksit si tribun i partive të reja që lufton kundër sistemit të kalbur dhe të vjetër,  të politikës që e ka vjedhur korruprutar vendin për vite me rradhë..

Dhe me sa duket sot do dalim nga kjo sallë  me avokat populli Endri Shabanin me firmat e PD dhe votat e PS.

Kam një pyetje: Zotrinj të PD nëqoftëse e quani lepur të Surrelit pse ja hodhet firmën?

Dhe pyetja për Ps:  Si e ëmbëlsuat Endri Shabanin? Ose si ju ëmbëlsoi ai juve që do ta zgjidhni avokat Endri Shabanin?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT