“Era p*rdhë e plevitosur”, Saimir Korreshi shpërthen në Parlament: O bos, po na helmojnë tani! Në Lushnjë nuk hapim dot dritaret (VIDEO)

Deputeti Saimir Korreshi ka ngritur tonet në seancë plenare teksa fliste për ndotjen në qytetin e Lushnjës. Korreshi u shpreh se qyteti qelbet erë ndërsa theksoi se qeveria duhet të investojë.

“Mirë do bënit të bënit diçka me këto lekë për ata njerëz atje poshtë. Unë po jap disa sugjerime. Në Lushnje është një dynja e tërë që merret me këtë çështje. Lushnja qelbet.

Kam thënë era p*rdhë. Kam dalë nga etika, por kjo është e vërteta. Po na helmoni tani. Edhe kjo puna e 2022-shit, janë dy gryka aty që funksionojnë. Gjithë qyteti i Lushnjës nuk i hap dot dritaret.

Nuk jemi kundra bizneseve, por jo nën kurriz të qytetarëve të Lushnjës. Aty të qelb era o burrë. Nuk kemi problem grimcat e tymit. Zgjidheni këtë se është turp për Lushnjën.

Janë katër deputetë nga PS-ja, ministri 5, që nuk keni çuar një lekë. Depozitat qelben. Del uji sterr i zi. Ikni rregulloni tymin se është turp.”-tha ndër të tjera Korreshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT