FOTO/ Lapaj “zaptoi” Kryeministrinë, Arlind Qori nis protestë para Kuvendit: Rama shko tek shokët…

artia “Lëvizja Bashkë” është mbledhur ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe për të kundërshtuar buxhetin që pritet të miratohet këtë seancë plenare.

Qorit i janë bashkuar vetëm një grup qytetarësh, ndërsa pritshmëritë e tij ishin të mëdha. Arsyeja e protestës përpara Kuvendit të Shqipërisë është rikthimi i një prej organeve më të rëndësishme shtetërore, atë që i përket qytetarëve në nivelin e duhur.

Arlind Qori në emër të partisë së tij kërkon jo vetëm dorëheqjen e Ramës, por dhe të zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, duke e akuzuar qeverinë si të korruptuar.

“O Edi Rama ku i ke shokët”, “Populli në aksion për ligj dhe drejtësi”, “Edi Rama shko tek shokët”, janë thirrjet që dëgjohen jashtë Kuvendit nga anëtarët e partisë së tij.

Kujtojmë se nga ana tjetër, për të tretën ditë Adriatik Lapaj po qëndron para godinës së kryeministrisë së bashku me disa anëtarë të “Shqipëria Bëhet”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT