Myku pllakos pallatin te “Kontakti”, inxhinieri denoncon “eksperimentet” e Fatmir Bektashit: Po shkatërrohen banorët…

Inxhinieri Erion Softa ka denoncuar publikisht publikisht dëmet që po shkakton myku në një nga komplekset më me zë në Tiranë, te “Kontakti” i cili është ndërtuar nga Fatmir Bektashi.
Ai e quan këtë situatë një “eksperiment teknologjik” që po shkatërron jetën e banorëve dhe kalimtarëve.
“Ky eksperiment teknologjik i realizuar nga Fatmir Bektashi dhe i miratiar ne heshtje nga banoret vazhdon te zhvillohet. Myku vazhdon te shkaterroje banoret dhe kalimtaret. Ka lezet popull “firmato” ….”, shkruan ai.
Denoncimi i Softës vjen në një kohë kur Bektashi, së bashku me ish-kryeministirn Sali Berisha dhe dhëndrin e këtij të fundit, Jamarbër Malltezin, janë marrë si të pandehur në lidhje me dosjen “Partizani” për privatizimin e tokës ku sot ndodhet kompleksi “Kontakti”.