Dalin pamjet/ Momenti kur studentët fshihen në bibliotekën e universitetit gjatë sulmit me armë në SHBA

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e tmerrit në Universitetin Brown, ku studentë janë fshehur në bibliotekë për të shpëtuar, ndërsa dëgjoheshin të shtënat e armëve në kampus.

Në pamje duket një grup prej më shumë se dymbëdhjetë studentësh të trembur dhe me lot në sy, ulur në dysheme para rafteve me libra, ndërsa të paktën shtatë të shtëna dëgjohen qartë.

Ngjarja ndodhi të shtunën gjatë një sulmi masiv me armë zjarri, që shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Ndërkohë dhjetëra efektivë policie të armatosur hynë në bibliotekë, duke urdhëruar studentët të ngrinin duart lart.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT