Mbledhja që “shkundi” PD! Noka akuzon rëndë Salianjin: Demokratët janë shantazhuar nga Suel Çela për të mos marrë pjesë në ‘Foltore’, ky është ndikimi yt

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike një ditë më parë ka zgjatur rreth 5 orë dhe në pjesën më të madhe të kohës është zhvilluar mes debateve dhe toneve të larta mes ish-deputetit Ervin Salianji, i cili “ka prishur qetësinë” brenda partisë, Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

Kujtojmë se ditën e djeshme ka qënë Salianjio që i ka kërkuar Nokës të dorëhiqet, me argumentin se e kashkatërruar Partinë Demokratike, duke e akuzuar edhe si një nga përgjegjësit për situatën e krijuar me përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku Endri Shabani mori firmat e PD-së, por u zgjodh vetëm me votat e PS.

Por përplasja e tyre nuk mbeti vetëm në këtë prizëm, por janë hedhur akuza mes njëri tjetrit edhe për lidhje me Suel Çelën, i cili konsiderohet nga SPAK si kreu i një organizate kriminale me bazë në Elbasan. Duke iu shmangur thirrjes për dorëheqje, Flamur Noka akuzoi në mbledhjen e kryesisë Salianjin për lidhje me Suel Çelën, një personazh që shpesh është akuzuar edhe për lidhje me Partinë Socialiste.

Si një justifikim për pjesmarrjen e ulët në protesta Flamur Noka hodhi akuza në mbledhjen e kyesisë se me porosi të Salianjit njerëzit po angazhoheshin nga Suel Çela që të mos i bashkoheshin foltores së zhvilluar nga Berisha 2 ditë më parë, por të shkonin tek ajo që pritej të zhvillonte Salianji.

“Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz te foltorja dhe ky është ndikimi yt”, i tha Noka-Ervin Salianjit brenda mbledhjes së Kryesisë, ndërsa të njëjtat akuza i ripërsëriti sërish jashtë selisë së PD

“Kemi pasur ankesa që nga Elbasani, që Suel Çela është angazhuar për të telefonuar, pra për të kërcënuar dhe shantazhuar demokratë që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës dje, por të marrin pjesë në një foltore tjetër, të, nesër apo pasnesër, nuk e di datën saktë”, tha Noka.

Ndërkohë nga ana tjetër Salianji mohoi në mënyrë kategorike këto akuza duke thënë: “S’kam takuar asnjë person të krimit, këto se di nga dalin, janë muhabete kot. Jam i keqardhur që mbledhja e zhvendos foksusin nga protesta”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT