Lufta ndaj koronavirusit/ SHBA i jep Shqipërisë 1.2 mln dollarë, Yuri Kim: Ja për çfarë do shërbejnë

1.2 milionë dollarë është shifra që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të ndihmojnë Shqipërinë për të fituar përballjen me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shprehet se kjo ndihmë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të infektuar, ekspertët, etj.

“Fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19 arrin në 1.2 milionë dollar, duke e çuar në 693 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. Kjo shumë do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë”, shkruan ambasadorja Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT