Mjekja shqiptare zbulon çelësin e suksesit: Ja çfarë ka ndikuar në frenimin e përhapjes së Covid-19 në Gjermani

Mjekja e Urgjencës dhe psikoterapistja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg ka zbuluar çelësin e suksesit të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Gjermani.

Sipas saj Gjermania të gjithë rastet e dyshuara me COVID-19 nuk i çon në spital, por spitali shkon tek ta, në këtë mënyrë testet bëhen në shtëpi. Kjo ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sistemi ideal nuk është Gjermani, por është një ndër sistemet më të suksesshme jo vetëm në Europë por edhe në botë. Kjo është edhe arsyeja e numrit të ulët të shifrave. Javën e fundit kemi pasur ulje të vdekshmërisë nga dita në ditë. Javën e kaluar kemi pasur 4% vdekshmëri, ndërsa tani kemi vetëm 2% dhe shërushmëria është arritur deri në 50%. Gjermania është një shtet shumë social për sa i përket sistemit shëndetësor. Sigurimi shëndetësor në Gjermani nënkupton të gjitha shërbimet ambulatore dhe atyre spitalore. Prandaj edhe shoqëria ka një shëndet mesatar. Shumë herë më të larte sesa pjesa tjetër Europiane, pasi ata shkojnë rregullisht tek mjeku. Marrin rregullisht të gjitha suplementet. Qoftë dhe vetëm vitaminat.

Dedektimi i të gjitha rasteve që këtu janë pozitiv me COVID -19 ka pasur që në fillim një strukturë shumë të qartë dhe të koordinuar nga të gjitha zyrat  shëndetësore në Gjermani.  Që në fillim ne mësuam nga vendet e tjera si Italia dhe Spanja të cilët rastet i çuan menjëherë në spital. Tek ne ndodhi e kundërta. Ekipi diagnostifikues për rastet që kishte dyshim se janë me koronavirus ju shkonte në shtëpi. Pra jua bënte testin në kushte shtëpiake. Në mënyrë që të mos dilnin nga shtëpia. Pra që në fillim shkoi spitali në shtëpi dhe jo anasjelltas. Kjo gjë është bërë që në fillim si duhet dhe ky ka qenë çelësi i suksesit në Gjermani”, tha ajo për Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT