“Zjarri nuk shuhet me filxhan”, Fullani: Dy paketat e qeverisë janë gjysmake, duhen…

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e cilëson si të pamjaftueshme dy paketat e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë biznesit dhe qytetarëve, duke i cilësuar si gjysmake. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Fullani shprehet se qeveria nuk e zgjidh situatën me masat e marra dhe se duhet të ketë një paketë të tretë që t’iu japë shqiptarëve para në dorë “cash”, siç po veprojnë shtetet e tjera.
“Paketa e tretë të gjitha paratë duhet t’i japin njerëzve dhe biznesit. Ky është një zjarr që duhet t’i vësh një mur paraje. Duhet të financohet paratë menjëherë në bllok. Kemi vend në fisk, nuk duhet të kemi firkë. Frik më e madhe është fryrja e prodhimit, Unë them se tashmë kemi hyrë në, problemi është mobilizimi i qeverisë dhe bankës, duhet një by pass nga Banka dhe të blejë letra me vlerë, direkt nga prodhimi”, deklaroi Fullani.
Për ish-guvernatorin qeveria i ka mundësitë financiare për të realizuar një paketë të plotë dhe se paketa e ofruar nga FMN dhe nga BE-ja si ndihmë është një garanci.
“Patjetër që i ka mjetet financiare. Ajo do të dalë me eurobondin dhe ka garantuar. Problemi është shlyer nga ne, problemi është do ta shlyejmë me pak apo më shumë dhimbje. Ne kemi kaluar 4 kriza, kemi 40 vjet që na është shoqëruar. Duhet një 10% e PBB ta vësh në front, jepi para të gjithëve jo vetëm për mbijetese, por jepi para bizneseve, e gjithsecilit që është i vërtetuar me dokument shtetëror. Nuk diskutohet çështja e borxhit, ku vetë FMN po kërkon riskedulimin të borxhit. FMN ka dhënë 100 % të kuotave që ne kemi, menjëherë pa reaguar BE dhe akorduar fondin. Ne duhet të ulemi menjëherë me FMN. Ky zjarr nuk shihet me vatër me filxhan, do shumë ujë”, theksoi Fullani.
Ai shtoi se qeveria nuk ka pse të debatojë për rrezikun e rritjes së borxhit, pasi kjo nuk po diskutohet nga organizmat ndërkombëtare. Sakaq ai shtoi se bankat e kanë likujditetin e nevojshëm. ” Ne kemi likuijditet nëpër banka, problemi është se si t’i çojmë në ekonomi, bankat kanë 50% në euro depozitat e tyre. Kemi fatin se kemi euronizim, kemi depozita të mëdha në euro. Për 5 vjet nëse e marrim veten, do të ishim shumë të kënaqur, është e garantuar që qeveria t’i do të hedhë para në ekonomi”, u shpreh Fullani.