Doktoreshë Silva Shametaj publikon foton nga spitali në San Marino: Fundi i një dite të lodhshme

Kjo është pamja e një doktoreshe shqiptare, në vijën e parë të frontit të luftës. Bëhet fjalë për një emër jo pak të njohur në Shqipëri, edhe pse është doktoreshë e familjes presidenciale shqiptare, Silva Shametaj Ruli, raporton newsbomb.al.

Doktoreshë Silva, prej më shumë se 1 muaji, nuk e ka lënë spitalin e San Marinos, kthyer në një spital Covid.

Mbrëmjen e djeshme, edhe doktoreshë Silva ka preferuar të publikojë një foto në rrjetet sociale, ku mbi fytyrën e saj, duken gjurmët e lëna për shkak të maskave.

Doktoreshë Silva, ka më shumë se një muaj që është në vijën e parë në spital. Pas publikimit të fotos, ka marrë mbështetjen nga shumë miq e kolegë të saj, për sakrificat e treguara dhe vullnetin pa u tërhequr.

Një muaj më parë në 17 mars, kishte ditëlindjen, që nuk e festoi dot. Dhe të gjithë miqtë i shkruanin në rrjetet sociale ku i uronin ditëlindjen. Fiks pas një muaji, në 17 prill, ajo boton sërish një foto, duke treguar lodhjen në fytyrë me diciturën: “fundi i një dite të lodhshme”, raporton newsbomb.al.

Ndonëse shume heremetike dhe e kujdesshme për mos të zbuluar më shumë nga çduhet për pacientët e saj, ne kemi mundur t’i marrim një intervistë ekskluizivisht për newsbomb.al doktoreshë  Silva Ruli Shametaj, e cila ka 23 vite mjeke më Republikën e San Marinos, është specialiste në sëmundjet e brendshme e specialiste në kurat antirrudhë. Doktoreshë Silva ka qenë për 20 vjet shefe e Departamentit Shtetëror të Specialiteteve në spital, 7 vjet shefe e emodializës dhe e ambulatorit të ipertensionit arterios. Aktualisht, ajo është shefe në Pneumologjinë geriatrike. Ndonëse jeton në Itali, ia ka dalë të ndjekë nga afër pacientët e saj në Shqipëri duke ardhur këtu, së paku çdo tre javë, siç rrëfen vetë doktoresha në një intervistë të paradokohshme për newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT