Tubimi i opozitës para Kryeministrisë, Ina Zhupa: Mbështes protestën e “Shqipëria Behet”

Para nisjes së protestës së opozitës, policia ka spostuar Adriatik Lapajn dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” pranë Kuvendit drejt këndit pranë Parlamentit, me qëlllim për t’u lënë hapësirë simpatizantëve të opozitës.

Ndërkohë, gjatë fjalës së deputetes Ina Zhupa në foltoren e opozitës, u shpreh se mbështet protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoi dhunën ndaj aktivistëve.

Ajo theksoi se sheshi është i të gjithëve dhe se nëse shqiptarët bashkohen, mund ta rrëzojnë qeverinë

“Keni zgjedhur të qëndroni, keni zgjedhur të protestoni e të flisni në emër të shqiptarëve të protestojnë çdo ditë për gjendjen e tyre por nuk kanë gjetur kurajën të na bashkohen. Mbështes edhe protestën e Shqipëria Bëhet dhe dënoj dhunën e policisë sepse sheshi është i të gjithëve”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT