“Bosat e Arubës” do të ndërtonin “Everestin e Tiranës”, kush është biznesmeni që iu besua ndërtimi i pallatit 120-katësh në zemër të kryeqytetit? (DEKLARATA E BERISHËS)

Mesditën e kësaj të hëne ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp është rikthyer sërish në takimin e shumëpërfolur dhe të pretenduar nga demokratët në Aruba, ku tha se u diskutua për një prej projekteve më të mëdha të ndërtimit në Tiranë.

Sipas Berishës, në këtë takim të zhvilluar në Aruba ku thuhet se ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë qeveritare, është diskutuar për ndërtimin e një kulle 120-katëshe në zemër të kryeqytetit e cila do të cilësohej si “Everesti i Tiranës”.

Projekti, siç pretendohet nga Berisha, thuhet se i është ofruar një biznesmeni të njohur, të cilit i është kërkuar të ndërmarrë ndërtimin e kësaj kulle, mirëpo ku i fundit fillimisht kishte refuzuar, duke deklaruar se nuk kishte interes për ndërtimin dhe se do të vijonte aktivitetin e tij.

“Bëhet takimi në Aruba me Agaçin, mundet Edi Ramën dhe qeveritarë të tjerë thuhet. Aruba shtrohet në tavolinë kulla 120 katërsh në qendër të Tiranës. Everesti i Tiranës do të quhej dhe thirret biznesmeni, reale. i thuhet do të jesh do ndërtosh këtë kullë, jo i thotë ai, nuk kam asnjë interes të ndërtojë asnjë kullë.

Kam biznesin dhe do vazhdoj biznesin tim. Biznesmenit i thuhet në ndërtim të kësaj kulle ti ke këto detyra, së pari do të shkosh atje te cepi ku ka qenë disko Albania, që është sheshi pas pallatit të Kulturës, ku kryqëzohet Rruga e Dibrës me Rrugën transversale të Barrikadave, aty ka qenë një diskotekë, dhe aty ka disa pronarë të cilët nuk kanë pranuar pazaret me çmimet e qeverisë, dhe është porositur që do i takosh do tu ofrosh këtë çmim dhe në rast se nuk pranon do të merret një tjetër”, tha Berisha, teksa më tej theksoi se pjesa tjetër e projektit lidhej me emra të fuqishëm financiare, të ashtuquajtur “bosët e Arubës”.

“Ai tjetri ishte banda. Vazhdojnë më tutje detyrat e biznesmenit. Detyra e biznesemenit ishte të gjente një ortak dhe të çonte në një studio që do ja diktonte Edi Rama dhe do kishte një përqindje, por gjithçka tjetër ishin emrat e Arubës. Bosë me miliarda të tyre. Prandaj është e kotë të lidhemi me emra”, shtoi ai më tej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT