Konferenca me Spiropalin, ministri grek: Shqipëria, progres për në BE. Të drejtat e minoritetit grek, përparësi për ne

“Minoriteti grek është hallka e pandashme lidhëse mes dy popujve. Kontributi i emigrantëve shqiptarë, kanë treguar shkallë të lakmueshme integrimi në shoqërinë helene. Diskutuam zgjerimin, është nevoja gjeopolitike e BE. Greqia ka qenë pararojë e idesë së Ballkanit Perëndimor në BE. NE mbetemi forcë nxitëse në këtë drejtim. Në kuadër të presidencës së BE, të ndihmojmë duke ndërmarrë nisma. Greqia qëndron konseguente në pozicionimin e saj drejt futjes së BP në BE, në bazë të performancave dhe reformave të kryera. Ne përshëndesim progresin e Shqipërisë, që çoi në hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Pra, vlerësojmë kujdesin e veçantë për respektimin e të drejtave të minoritetit grek, që përbëjnë përparësi për ne, Ekzistojnë mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit cilësor dhe sasior.”, theksoi ai. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT