U plagos me armë zjarri në Durrës, zbardhet dëshmia e “Guccit”: U zumë në TikTok

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale me emrin “Gucci”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka pasur konflikte në rrjetin social TikTok, të cilat më pas ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë.

Gjatë dëshmisë së dhënë para policisë, Gucci ka përmendur autorin e dyshuar të plagosjes, me të cilin ishte konfliktuar në rrjetet sociale. Ky i fundit është identifikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Ndërkohë, “Gucci” ka pasur përplasje të vazhdueshme edhe me persona të tjerë në TikTOK, si me Kozakun dhe Xhemal Ukën, i njohur si “Fire”.

Kujtojmë se Xhemal Uka është shpallur në kërkim, pasi pak ditë më parë në zonë Freskut, porositi rrahjen e një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT